Harri Kejn u prit si hero, jo si një “djalë plangprishës”

Në futboll ndodh shpesh që zemërimi kalon shpejt, të paktën kur vazhdon të bësh atë që duan tifozët. Edhe Harri Kejni u prit si hero në stadiumin e Totenhemit, kur u kthye në fushë për ndeshjen e dytë të plej ofit të Ligës së Konferencës. Spërsat fituan 3-0 me dy gola të Kejnit, që ishte kapiten dhe tifozët ishin të lumtur me rrjetat e tij dhe me kualifikimin pas humbjes 0-1 në Portugali ndaj Pasos de Ferreirës. Nuk kishte mbetur asgjë nga zemërimi dhe shfrimet e këtyre ditëve, dhe sulmuesi nuk u cilësua aspak si “djali plangprishës”. Ai ka 288 gola gjithsej në karrierë, në 478 ndeshje, dhe duke qenë në moshën 28-vjeçare ka mundësi që t’i afrohet shifrës magjike të 500 golave, ndërsa shkëlqen edhe për asistet duke pasur 63 vetëm për klubet.

Sfidanti.al