Milan, historia e Kesit po ngjan gjithnjë e më shumë asaj të Donarumës

Moshën e ka ende të re, por vlera po i rritet gjithnjë e më shumë. Frank Kesi padyshim është një nga shtyllat e Milanit të sotëm të Stefano Piolit, por pikërisht lojtarë të tillë janë edhe më të vështirët për t’u kënaqur. Ashtu si një femër që e pëlqejnë të gjithë, edhe futbollisti ofensiv dëshiron që të njihet sesa i rëndësishëm është dhe përtej minutave në fushë, vlerësimi vjen nga rroga. Për momentin, ai merr “thërrime” krahasuar me yjet kryesorë, “vetëm” 2.2 milionë euro në sezon, ndërsa kërkon 7 milionë euro bazë, plus 1.5 milionë me shpërblime të ndryshme që do të arrinin në 8.5 milionë euro. Shifër e ngjashme me atë të Donarumës, të cilit Milani i ofroi 8 milionë, por me ndryshimin se portieri nuk pranoi dhe shkoi tek Paris SG. Në Itali kanë besim se Kesi do të zgjedhë Milanin, por theksojnë se Liverpuli dhe Totenhemi janë gati për ta marrë në Angli.

Sfidanti.al