Ronaldo shkon tek Siti, por me rrogë më të madhe se 15 milionë euro në vit

Kur Lionel Mesi mund të fitojë 40-50 apo 60 milionë euro në sezon, krenaria e tij nuk mund ta lejojë që të jetë shumë më poshtë. Kristiano Ronaldo e kupton se nuk mund t’i jepet rroga që merr tek Juventusi, por gjithsesi, në bazë të klauzolave ai do të fitonte më shumë sesa 15 milionë eurot në vit që thuhet se i ofron Mançester Sitit. Me gjasë, portugezi do të fitojë të paktën 25 milionë, ndërsa gjithçka do të varet nga golat që do të shënojë, minutazhi në fushë dhe asistet.

Edhe Siti nuk besohet se mund ta presë shkurt ndaj Juventusit se “nuk paguajmë asnjë euro për kartonin e CR7-ës”. E pamundur të jetë kështu sepse flitet për një superyll, edhe pse 36 vjeç. Nëse jo 30 milionë euro që kërkon Juvja, të paktën 15-20 milionë euro do të paguhen, përderisa u paguan 35 milionë (vitin tjetër) për Lokatelin. Kryesorja është që “enigma” Ronaldo është zgjidhur, dhe se ai do të luajë për Sitin sezonin e ardhshëm, me synim fitoren sërish të Premier Ligës, por sidomos të Championsit.

Sfidanti.al