Ish-kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, ka qenë i pranishëm në ndeshjen ndaj Aston Villas për t’i dhënë mbështetje ish-klubit si dhe futbollistit shqiptar Granit Xhakës. Cana doli në fushë pak para se të niste ndeshjen edhe për të përshëndetur tifozët, të cilët e duartrokitën. Pas ndeshjes, ai u fotografua me kapitenin aktual, pra Granit Xhakën, i

