Për nder të presidentit që u shua, Pape Diuf, e përditshmja e shquar franceze krijoi atë që e vlerësoi si formacionin më të mirë të viteve 2005-2009, kur i ndjeri ishte në krye të Olimpikut të Marsejës. Në këtë formacion, “L’Ekip” nuk kishte vendosur ish-kapitenin e Marsejës, dhe ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Canën, e mjaft nga komentet e tifozëve ishin qortues. Shumë nga përkrahësit e Marsejës theksuan se Cana e meritonte të ishte në qendër të mbrojtjes përpara të zgjedhurit nga “L’Ekipi”, Zubarit. Ekipi i përzgjedhur ishte: Mandanda, Beje, Hilton, Zubar, Taiuo, Shejru, Nasri, Valbuena, Riberi, Niang, Sise. Cana luajti për OM-në pikërisht në vitet 2005-2009, duke zhvilluar 175 ndeshje e duke shënuar 8 gola.
Sfidanti.al