Këtë sezon që sapo u mbyll vendosi rekordin e Bundesligës me 17 kartonë të verdhë. Klaus Gjasula e siguroi vendin e tij në historinë e futbollit gjerman, por gjithsesi nuk mund të thuhet se është një nga “djemtë e këqinj” të 20 viteve të fundit. Në një renditje të bërë nga mediat europiane sportive, Gjasula ka 132 të verdha në karrierë, duke qenë jashtë 25 vendeve të para. Pikërisht në vend të 25-të është ish-kapiteni i Shqipërisë, ish-lojtari i Paris SG, Olimpikut të Marsejës, Sandërlendit, Gallatasarajit apo Lacios, pra Lorik Cana, me 162 të verdhë. Sidoqoftë, edhe shqiptari i Kosovës është larg më të këqinjve, madje edhe Arturo Vidali me 180 kartonë të verdhë mezi arrin në vendin e 11-të. Rekordin e mban kapiteni i Realit, Sergio Ramos që ka 259 të verdhë, ndërsa është “zbukuruar” edhe me 26 të kuq. Spanjolli ka lënë pas meksikanin Gerardo Torrado (228 të verdhë) dhe brazilianin e famshëm, Dani Alvesh me 210.
Sfidanti.al