Për trofeun ishte e njëjta finale, me të njëjtin përfundim. Brazili vërtet mbërriti për herë të pestë radhazi në ndeshjen përfundimtare të kampionatit botëror të volejbollit për meshkuj, por për të dytën herë në seri u detyrua të pranonte humbjen. Titulli botëror ishte sërish për Poloninë, i treti në histori dhe i dyti njëri pas
