Është Johana Volosh, një volejbolliste polake e shkëlqyer që prej vitesh po udhëheq njërin prej ekipeve më të mirë të Europës, Imoko Koneliano. Së fundi, ajo pati një kënaqësi të madhe sepse fitoi Championsin në volejboll për femra në finalen ndaj Vakëfbank Istanbulit, katër herë kampione e Europës. Volosh, tashmë 31-vjeçare, është një heroinë e volejbollit në Poloni, tashmë edhe tek Imoko Koneliano. Jo më kot ajo është kapitenia dhe pas suksesit vendosi të pozonte e zhveshur plotësisht, dhe e mbuluar në pjesët intime të trupit nga trofeu i Championsit. Prej 4 sezonesh, polakja luan te Koniliano duke fituar më parë Kupën e Botës për klubet, dhe tani për herë të parë Championsin. Ajo ka dalë edhe 3 herë kampione e Italisë. Lojtarja më e mirë e ndeshjes ishte Paola Ogeçi Egonu, italo-afrikania që bën pjesë në kombëtaren e Italisë, dhe që përcaktoi një finale kaq të fortë dhe të ekuilibruar. Për të kuptuar sesa e ashpër ishte finalja po japim shifrat e seteve: Imoko Koneliano-Vakëfbank Istanbul 3-2 (22-25, 25-22, 23-25, 25-23, 15-12).
Sfidanti.al