Katër ish-yje të Junajtidit, fotoja e Interit si për inat të Solskjerit!

Në të vërtetë nuk ishte zyrtare interiste, por e Romelu Lukakut, dhe ishte një postim shumë thumbues. Sulmuesi belg pati një moment të tijin të festimit të titullit kampion në Itali pasi bëri një foto me ish-shokët e tij te Mançester Junajtidi, dhe që janë që të gjithë në “San Siro”. Në foto ishin Lukaku, Eshli Jang, Aleksis Sançez dhe Mateo Darmian, duke pozuar në dhomën e zhveshjes së skuadrës milaneze, me fanelat e stampuara për titullin e të buzëqeshur. Duket si një shigjetim për trajnerin e Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjer, që nuk pati besim tek ata duke i larguar, ndërsa ata dolën kampion e norvegjezi është i dyti pas Mançester Sitit.

Sfidanti.al