Siti, ekipi i 9-të anglez në finale, një rekord europian që nga viti 1955!

Nga Spanja kanë arritur të tillë si Reali, Barcelona, Atletiko Madrid, Valencia. Nga Italia e kanë provuar Fiorentina, Milani, Interi, Juventusi, Roma dhe Sampdoria, nga Gjermania janë Bajerni, Frankfurti, Hamburgu, Dortmundi, Mynshengladbahu, Leverkuseni, ndërsa nga Franca deri në ndeshjen e fundit kanë arritur Reimsi, Sent Etieni, Olimpik i Marsejës, Monako, Paris SG. Edhe pse italianët mund të mburren se kanë pasur 6 ekipe në finale të Championsit+Kupën e Kampionëve, as ata nuk mund të maten me anglezët. Mançester Siti u bë skuadra e 9-të e Anglisë që arrin deri në finale. Përpara tij arritën Mançester Junajtid, Lids Junajtid, Liverpul, Notingem Forest, Aston Vila, Arsenali, Çelsi dhe Arsenali.

Sfidanti.al