Shpërthejnë polemikat për Barcelonën e Lionel Messin pas një dreke të tij me shokët e skiadrës dhe familjet e tyre në shtëpinë e tij ditën e hënë pas stërvitjes. Festa e organizuar nga kampioni argjentinas ishte për t’iu gëzuar suksesit në Kupën e Mbretut dhe për të forcuar lidhjen në grup në këtë fazë finale të sezonit për La Liga, ka krijuar një zhurmë të madhe në rrjetet sociale.
Kjo për faktin se janë thyer protokollet si të La Ligas që nuk lejon grumbullimet e mbi 6 personave,ashtu edhe ato të autoriteteve katalanase që deri në mbyllje të gjendjes së emergjencës në 9 maj nuk lejon takime në banesa të personave,
Kjo është hera e parë që Messi hap dyert e banesës së tij në Castelldefels për të pritur shokët e tij të skuadrës. Pas mesditës, nga jashtë shtëpisë së Messit u dëgjuan futbollistët e Barcelonës që të këndonin në kor; ‘Kampionë, Kampionë’
Ndërsa Barcelona mbrohet në lidhje me këtë cështje duke folur për një ‘drekë punë’, La Liga bëri të ditur se do të hapet një dosje informative për futbollistët që morën pjesë në këtë drekë, por jo për klubin ashtu sic ndodhi me futbollistët e Sevillas në fillim të sezonit. Ndërkaq edhe autoritetet katalanade bënë të ditur se agjencia e shëndetit publik do të studiojë cështjen.
Sfidanti.al