Që nga viti 1994, uniforma e detyrueshme e vajzave që luajnë sportin e rrjetës në rërë ka qenë ajo e veshjeve të banjës, pra siç vishen normalisht femrat kur dalin në bregdet. Mbathje dhe bikini apo “bikini bottoms”, dhe një pjese i ka pëlqyer shumë, e një pjesë tjetër e gjykojnë ofenduese për femrat, pasi publiku mashkullor dhe kamerat apo fotografët përqëndrohen në pjesët më intime të trupit femëror. Së fundmi, ekipi kombëtar i volejbollit të plazhit të Norvegjisë vendosi të sfidonte rregullat duke luajtur me uniform ndryshe në ndeshjen për medalje bronzi në Kampionatin Europian në Varnë të Bullgarisë. Uniforma e vajzave norvegjeze pati mbathje si pantallona të shkurtra, të ngjitura për trupi, dhe jo mbathje të vogla plazhi. “Jemi gati të paguajmë çdo gjobë, – tha presidenti i Federatës, Kare Geir, – ne jemi në të njëjtën “varkë” me vajzat tona”. Gjoba mund të jetë 50 euro për çdo lojtare, për çdo ndeshje.
Sfidanti.al