Çelsi nuk di ku t’i çojë më parë paratë, Deklan Rajs kushton 100 milionë paundë!

Kjo është fjala e Uest Hemit dhe këto kohë kemi parë se nuk ka pasur shumë tolerancë. Deklan Rajs ishte një zbulim në Kampionatin Europian për Anglinë dhe kjo tërhoqi vëmendjen e Çelsit të Londrës. Klubi ikryeqytetit e ka bërë të qartë synimin, por edhe Uest Hemi nuk ka mbetur më para, duke deklaruar shumën që kërkon për kartonin e tij. “Deklan Rajs nuk largohet për më pak se 100 milionë paundë stërlina”, është kërkesa e “çekiçëve”. Kjo do të thotë rreth 118 milionë euro. Çelsi është ilidhur edhe me Erling Halandin që kushton 175 milionë euro, apo edhe me ndonjë lojtar tjetër të shtrenjtë dhe mund të pyetet se ku do t’i çojë më parë Abramoviçi milionat e tij?

Sfidanti.al