Me shumë gjasë do të jetë një ekip i Kosovës në turin e tretë të këtij kompeticioni. Prishtina, kampionia kosovare, pasi kaloi turin paraeleminator në Champions dhe pasi u eleminua pastaj nga Ferencvaroshi hungarez, hodhi një hap të madh drejt kualifikimit të dytë të sezonit. Në raundin e tretë të Ligës së Konferencave, kryeqytetasit triumfuan 4-1 ndaj ekipit Konahs QN të Uellsit në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Natyrisht, do të luhet edhe ndeshja e dytë jashtë fushe, por shifrat janë shumë të mira për të pretenduar për më tej. Leotrim Bekteshi shënoi në 41’, pastaj Oto Xhon (ish-lojtar i Skënderbeut) shënoi të dytin, ndërsa Tom Mur shkurtoi shifrat. Endrit Krasniqi dhe sërish Oto Xhon fiksuan rezultatin.
Sfidanti.al