Myrto Uzuni me “katër krisma” në Champions, gol edhe Zhalgirisit!

Nuk është qendërsulmues, por është sulmues krahu, por kjo nuk e pengon aspak që të shënojë. Duket se sezoni i parë i Myrto Uzunit tek Ferencvaroshi ishte thjesht për “nxemje” sepse këtë tjetrin e ka nisur “flakë”. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi edhe ndaj Zhalgirisit të Kaunasit, në ndeshjen e parë të raundit të dytë eleminator luajtur në Budapest. Skuadra e tij, Ferencvaroshi fitoi 2-0, me golin e dytë shënuar nga sulmuesi tjetër Tokmak Nguen, ndërsa Uzuni ka 4 rrjeta në 3 ndeshje deri tani. Padyshim është më i miri lojtar ofensiv i skuadrës kampione të Hungarisë. Ferencvaroshi i ka të gjitha shanset që të kalojë në raundin e tretë ku do të kishte përballë një rival shumë të fortë si Sllavian e Pragës, kampionen e Çekisë. Duket se rruga është shumë e vështirë drejt fazës së grupeve siç ndodhi vjet, edhe pse gjithashtu verën e kaluar patën rivalë të fortë, si .psh. Dinamon e Zagrebit.

Sfidanti.al