Notaret britanike japin një mesazh me rroba banje përpara Olimpiadës!

Edhe sportistët apo sportistet, pavarësisht se janë njerëz që i njohun sfidat, kanë momentet e tyre të vështira. Njëri prej problemeve sidomos për femrat është sesi duket trupi i tyre ndërsa janë më uniforma sportive, që ia tregojnë “linjat”. Për të dhënë një mesazh mbështetjeje, menduan dy sportiste britanike të notit të sinkronizuar, Kejt Shortman (19 vjeç) dhe Izabelë Torp (20). Ato morën pjesë në një seancë fotografike, ndërsa ishin veshur me veshje të brendshme, intime, që tregonin gjithë format e trupit të tyre. “Shpesh në media shkruhet sesi duhet të jetë trupi i femrave, – thotë Izabela, – me vithe të mëdha, me gjoks të madh, por neve na pëlqen të jemi në formë të mirë fizike kështu siç jemi. Ne nuk duhet të kemi turp nga trupi ynë”.

Sfidanti.al