Lara Lugli dhe solidariteti i volejbollit; të gjithë ‘shtatzënë’ në fushë

Bota e volejbollit italian solidarizohet me Lara Luglin dhe këtë e bën me të vërtetë në një mënyrë të vecantë, me anë të një gjesti që thotë gjithcka. Ditën e diel, në parket në finalen e A2 të Kupës së Italisë në volejboll për meshkuj në Rimini, lojtarët  vendosën poshtë fanelave të tyre nga një top për të bërë simbolin e të qenit shtatzënë në mbështetje të koleges së tyre.

Volejbollistja, në fakt ka paditur klubin e saj Maniago Pordenone sepse nuk I ka dhënë më pagën mujore pasi ai rezultoi se kishte mbetur shtatzënë.

Sfidanti.al