Barazimi i rekordit të Ksavi Hernandezit nuk ishte e vetmja arritje e tij mbrëmjen e fundit në “Kamp Nou”. Lionel Mesi edhe kur nuk është në formë bën gjëra të mëdha, lerë më kur shkëlqen. Kapiteni i Barcelonës, në ndeshjen e të 767-të për katalanasit arriti edhe një rekord krejt të veçantë dhe tepër të vështirë për t’u thyer.
Ai ka tani 21 gola në La Liga, duke u bërë lojtari i parë në pesë ligat kryesore të Europës që ka të paktën 20 gola për 13 sezone radhazi. Kjo histori nisi në sezonin 2008-2009 kur shënoi 23 gola, ndërsa kulmi ishte në 2011-2012 me 50 rrjeta në 37 ndeshje. Asnjë futbollist nuk ka mundur ta bëjë këtë në La Liga, Premier Ligë, Serinë A, Bundesligë dhe Ligën e Parë të Francës në të gjithë historinë.
“Gjithmonë Mesi”, – titullon “El Mundo Deportivo” që thekson rekordin e Ksavit të barazuar nga Leo, ndërsa vlerësojnë Grizmanin e Minguezën për golat e shënuar. “Të lëshuar drejt titullin”, – është optimizmi i të përditshmes tjetër katalanase, “Sport”, – vetëm 4 pikë nga Atletiko, titulli është më afër. Rekord dhe dygolësh për Mesin”.
“Ai është njeriu më i rëndësishëm në historinë e klubit, – tha trajneri Kuman, – ai e tregoi përsëri se është më i miri në botë. Nuk di se çfarë fjalësh të tjera mund të them për Mesin, ai e ka treguar këtë nivel për kaq shumë vjet. Për fat, ai është me ne”.
Mesi ka 21 gola në këtë edicion të kampionatit spanjoll, duke qenë në vend të parë të renditjes për Këpucën e Artë, dhe mund ta fitojë këtë trofe për herë të 8-të në karrierë, që do të ishte thellim i rekordit spanjoll.
Shumë nga shokët dhe ish-shokët tek Barcelona, i bënë një përshëndetje dhe vlerësim pas barazimit të rekordit të Ksavit, mes tyre edhe Iniestë, Nejmarin, Pikenë, Suarezin, Pedron, Dekon, Pujolin, Dani Alveshin, Ronaldinjon si edhe vetë Ksavi. i vetmi peng i mbetet eleminimi nga Championsi, ku ai shënoi në barazimin 1-1 në fushën e Paris SG, por edhe humbi një penallti që mund ta kishte ndryshuar fatin e përballjes.
Sfidanti.al