Tërheqja nga volejbolli nuk I zgjati shumë Franceska Picininit. Volejbollistja 41 vjecare italiane vendosi të rikthehet në parket dhe konfirmon zërat që po qarkullonin në media ditët e fundit. Picinini do të jetë pjesë e skuadrës Unet E-Ëork Busto Arsizio dhe që nga dita e premte do të nisë stërvitjen me skuadrën e saj të re dhe trajnerin Lavarini dhe e gjithë kjo bëhet me ëndrrën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios
Franceska Picinini deklaroi tërheqjen nga volejbolli I luajtur në 20 shtatorin e vitit të kaluar, një vit ku ajo fitoi Ligën e Kampioneve në volejboll për femra për herë të 7 në karrierë. Deklaratën për tërheqjen nga aktivitetet ajo e bëri gjatë një interviste në programin ‘Verissimo’. Por pas pak më shumë se 3 muajsh, kampionia italiane ndërroi mendje, pasi ndjente nostalgji për fushën e lojës, ndërkohë që ëndrra për të qenë në në një tjetër edicion të Lojërave Olimpike ishte akoma më e madhe.
Kështu pas disa javësh stërvitje e vetme në Centro Pavesi të Milanos, ajo ishte gati t’I thoshte ‘po’ propozimit të Uyba Busto Arsizio, presidenti I së cilës Xhuzepe Pirola e mendontë marrjen e Picininit që në muajt e verës. Franceska Picinini është një troiumfuese në volejbollin e femrave dhe këtë e tregojnë titulli botëor dhe ai Evropian si dhe dy medalje të argjendta e një të bronztë Evropiani me Italine, si dhe 5 tituj të kampionatit italian, 7 Liga Kampionesh, 1 Kupë Kupash, 1 Kupë CEV, 1 Superkupë Evropiane, 4 Kupa të Italisë dhe 5 Superkupa të Italisë në rang klubesh. Një palmares shumë I pasur ky të cilit I mungon edhe një medalje olimpike
Sfidanti.al