Në Elbasan u konsumua një tjetër ndeshje me polemika ku është sërish Flamurtari që si për rastësi ndjehet i vjedhur. Sulmet e presidentit Sinan Idrizi kundër FSHF-së dhe kupolës së “hekurt” duket se po i kushtojnë shumë skuadrës në fushë. Gjatë vitëve të fundit, vlonjatët janë ankuar shpeh herë për gjykimet “sakate” në dëm të
Nga gafat e portierëve tek ato të VAR-it, futbolli “tërbon” Anglinë!
Shpesh herë njeriu pyet veten sesi mund të ndodhin këto gjëra! Natyrisht, edhe portierët në futboll janë njerëz që mund të gabojnë, veçse gafat e tyre kanë pasoja më të rënda se të të tjerëve, dhe kështu u ndodhi dy emrave të shquar si Alison Beker dhe David De Gea. Portierët, përkatësisht të Liverpulit dhe
Kukësi e Dinamo, nga sherret dhe “dajaku” në krye të Superligës
Në kampionatin shqiptar e vërteta është që skuadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës, edhe për faktin se bëhen e zhbëhen thuajse çdo verë, si “Pëlhura e Penelopës”. Kështu ndodhi edhe në javën e 6-të me Superligën që “u ngrys piperkë, dhe u gdhi patëllxhane”. Në pritje të derbit, Kukësi u ngjit në krye dhe Dinamo iu
VAR-i në Superligën shqiptare, sipas parimit “ligjin e bën Maliqi”
Në Siçilinë e viteve 70-80-të ekzistonin që të gjitha institucionet që mund t’i gjeje në gjithë Europën Perëndimore, gjykata, prokurori, hetuesi, polici, karabinieri, media (medemek) të pavarura, pluralizëm politik, por gjithsesi ligjin e bënte “lupara bianka”, pushka dhe automatiku i feudalit të zonës, që në Italinë e Jugut quhej “mafioz”. Në Shqipërinë e sotme të
Inter-Atalanta tregoi se teknologjia është më përpara se … njeriu!
Ishte ende pjesa e parë dhe, ndonëse vendasit ishin në avantazh, diçka tjetër mund të ndodhte. Atalanta ishte në sulm, dhe pas një topi të zbrapsur nga Handanoviç, lojtari mik Toloi po shkonte që ta dërgonte në rrjetë, por (pamjet me ngadalësim tregojnë se) u pengua nga Lautaro Martinez. Sipas kamerës të vendosur në portë,
“Ata të VAR-it, po pinin nga një gotë çaj”, proteston Zhoze Murinjo!
Ishte pjesa e dytë në “Uajt Hart Lejnin” e ri dhe një ndërhyrje e ashpër shkaktoi dëmtim të dy lojtarëve, Andi Robertson e lëshoi topin pak më përpara sesa duhet, dhe u sul ta kontrollonte sërish, i sfiduar nga Zhafet Tanganga i Totenhemit. Mbrojtësi i Liverpulit e preku topin, por takat ishin të ngritura dhe
Nis epoka e VAR-it në Ballkanin Perëndimor, Kroacia e bën “sefte” në 31 janar!
Nuk janë të parët në gadishull, pasi Turqia dhe Greqia e kanë bërë më parë. Gjithsesi, nuk është keq që Kroacia vendos t’ia besojë të ardhmen VAR-it, pra sistemit të ndihmës së gjyqtarëve, me teknologjinë që po përhapet në të gjithë Europën. “Sefte” do të jetë në 31 janar, në ndeshjen e kampionatit mes Interit
Për çfarë janë në një mendje Sarri e Konte? Për VAR-in!
Janë në unison, ndonëse nuk e dinë. Mauricio Sarri dhe Antonio Konte kanë pakënaqësi në kulm për teknologjinë në futboll, por gjithashtu pohojnë se do ta përdornin vazhdimisht nëse do të ishin arbitra. Në dy rrëfime të sinqertë, para ndeshjeve të fundjavës në Serinë A, ata u pyetën për ndikimin e VAR-it. “Nuk më pëlqen,
Pep, edhe arbitri dhe (mungesa e) VAR të ndihmojnë për trofetë
Mançester Siti përmbysi një humbje thuajse të sigurt në një fitore, duke mbetur me shpresë për të fituar edhe Kupën e Anglisë, në një sezon që mund të jetë i lavdishëm. Suonsi po kryesonte 2-0 në Uells, falë golave nga Mat Grajms (penallti) në 10’ dhe ish-lojtarit të Sitit, shqiptarit të Kosovës, Bersart Celina. Kishin
“Po nuk qau fëmija …”, VAR-i “kthen pllakën”, dy penallti Realit!
Britma më e fortë kundër VAR-it këto kohë vinte nga “Santiago Bernabeu”. “Të shenjtët” e Madridit papritur u ndjenë si të sulmuar nga djalli, dhe VAR-i mori pamjen e “AntiKrishtit”. Duket se ankesat me zë, e nën zë, të Florentino Perezit paskan shkuar në “vesh të Perëndisë”, pasi teknologjia u duk shumë më miqësore ndaj