Haleluja ! Vorës i “zhdukin” golin, trajneri qok Kombëtares…

Qoftë i bekuar  apo i mallkuar gjeniu  që shpiku VAR-in? I shkreti futboll ç‘po heq, njëherë në emër të njeriut dhe pastaj në emër të ..teknologjisë! Më parë thonim se janë gabime njerëzore, ato të arbitrave, tani duhet të themi se gabime shkencore ato që sajon VAR-i ..

Rasti fundit ishte një “mrekulli” , nga ato që ndodhin vetëm në futbollin tonë , raste që nuk kemi frikë se bota mund të na kopjojë. Po luante Vora me Teutën dhe në minutat e fundit shtesë, aty ku ka lezet më shumë, Vora ka shënuar gol. Arbitri e jep, por janë “engjëjt e futbollit”, arbitrat e VAR-it e anulojnë. Tamam, ata që quhen syri dhe veshi i shefave, pasi vetë  janë në katin e parë të FSHF-se , por zemrën  e kanë në katet e mësipërme ku janë  te “përndriturit e futbollit”

Por mrekullia e vërtetë, do të vinte më tej. Një trajner, ekipit të të cilit i kanë kullufitur një gol në minutat shtesë, me siguri do të shkulte flokët, por Bellait i mungojnë flokët, por me shumë  ..rebelimi. Falët që tha pas ndeshjes na kujtuan emisionin radiofonik “heroizmi i popullit tonë në shekuj”, kur heronjtë  nuk vdisnin pa thënë “rroftë Partia”. Edhe Bellai , në  çastet e fundit, i vrarë me “një gol”, ka uruar… Kombëtaren që e bëri krenar me suksesin e saj!

Sfidanti.al