Daku rikthehet vendimtar

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka qenë protagonist i fitores së Rubin Kazanit përballë Akhmat Groznit, sfidë e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit rus.

27-vjeçari shqiptar ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të të ndeshjes, duke vulosur fitoren 1-0 të Rubinit.

Ky ishte goli i 9-të sezonal në kampionatin rus për Dakun, që gjeti rrugën e rrjetës pas një “agjërimi” që zgjati 6 ndeshje.

sfidanti.al