Bayern është shumë i irrituar pas vendimit të Drejtësisë Sportive për të pezulluar sulmuesin Luis Diaz për tri ndeshje të Ligës së Kampionëve pas kartonit të tij të kuq kundër PSG-së. Lojtari i bavarezëve bëri një ndërhyrje të ashpër në dëm të Achraf Hakimi, i cili ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe do të qëndrojë jashtë fushave për tre ose katër javë.
Klubi, në fakt, siç e shpjegoi edhe trajneri Vincent Kompany, priste që lojtari i tij të qëndronte jashtë fushave vetëm për një ndeshje. “Sipas informacionit tim, do të jetë vetëm një ndeshje”, deklaronte më parë trajneri belg. “Do të zhgënjehesha shumë nëse informacioni im do të ishte i gabuar”
Sipas ‘Bild’, bavarezët i kanë kërkuar UEFA-s shpjegime për këtë vendim dhe janë gati të apelojnë për të bërë ulje të dënimit. Luis Diaz aktualisht do të detyrohet të humbasë ndeshjet kundër Arsenalit, Sporting dhe Union Saint-Gilloise.

