Inter-Atalanta tregoi se teknologjia është më përpara se … njeriu!

Ishte ende pjesa e parë dhe, ndonëse vendasit ishin në avantazh, diçka tjetër mund të ndodhte. Atalanta ishte në sulm, dhe pas një topi të zbrapsur nga Handanoviç, lojtari mik Toloi po shkonte që ta dërgonte në rrjetë, por (pamjet me ngadalësim tregojnë se) u pengua nga Lautaro Martinez. Sipas kamerës të vendosur në portë, ishte moment për penallti dhe për karton të kuq për sulmuesin vendas, por gjyqtari Roki nuk e pa (diçka që ndodh) dhe nuk u këshillua me VAR-in.

Jo vetëm kaq, por as ata të VAR-it nuk i kërkuan Rokit që ta rishikonte episodin me ndihmën e teknologjisë. Trajneri i Atalantës, Gasperini deklaroi se “është e pakuptueshme që nuk u përdor VAR-i në këtë rast, penalltia ishte neto, ndërsa kështu ulet vlera e teknologjisë”. E vërteta është se kështu nuk ulet vlera e teknologjisë, por vlera e ndërgjegjes dhe profesionalizmit njerëzor. Teknologjia është shumë më përpara sesa ndërgjegja jonë, në këtë moment, dhe vetëm pak na ndalon të themi se ata të VAR-it dhe gjyqtari nuk deshën të dëmtonin Interin.

Sfidanti.al