U fol shumë për një largim, por duket se nuk do të ndodhë. Partizani e ka marrë vendimin sipas natyrës tipike të presidentit Gazmend Demi, që nuk nxitohet për të larguar trajnerë. Dritan Mehmeti do të vazhdojë të jetë në stolin e të kuqve, që tashmë janë përqëndruar tek Superliga shqiptare pas dështimit në Europë.

