Këto ishin fjalët e trajnerit të të kuqve përpara ndeshjes ndaj Kastriotit, ndërsa u pyet për golat e paktë të shënuar nga ekipi i tij. “Kam parë skuadra që fitojnë titullin edhe duke fituar vetëm 1-0, – tha italiani, – nuk e quaj problem. Problemet janë të tjera”. Nuk dihet nëse Xhovani Kolela vazhdon të mos e quajë problem faktin që Partizani nuk arrin të shënojë, ndërsa barazimi 0-0 në “Elbasan Arenë” ndaj krutanëve prishi jo pak punë. Jo se i zbriti nga vendi i parë, por bëri që Tirana të afrohej në vetëm 1 pikë largësi, si dhe krijoi shijen e një ekipi “anemik”, të pafuqishëm. Si mund t’i thuhet ndryshe një ekipi që ka shënuar vetëm 8 gola në 8 ndeshje?
Java 8: Bylis-Tirana 0-1, Laçi-Vllaznia 1-1, Partizani-Kastrioti 0-0, Egnatia-Teuta 1-2; Sot: Erzeni-Kukësi.
Renditja: Partizani 16, Tirana 15, Erzeni 12, Bylis 11, Vllaznia 11, Kastrioti 10, Egnatia 9, Kukësi 8, Teuta 7, Laçi 5.
Sfidanti.al