Edhe La Liga pritet të bëjë bojkot, por ndryshe nga Superliga shqiptare

Do të jetë pikërisht sot që 39 nga 42 klubet e futbollit profesionist në Spanjë, që përbëjnë dy nivelet e sipërme të kampionateve, do të mblidhen me qeverinë duke kërcënuar të bëjnë edhe një bojkot. La Liga, turneu i dytë më i madh në Europë pas Premier Ligës, mund të ndalojë sepse 39 klube nuk janë të kënaqur me Ligjin e ri të Sportit që pritet të kalojë në parlament. Sipas “Markës”, vetëm Reali, Barcelona dhe Bilbao nuk i janë bashkuar nismës, që ka si shtysë atë që qeveria e qendrës së djathtë (PP) ka hequr nga ligji disa ndryshime që ishin dakordësuar me partinë e qendrës së majtë (PSOE). Sipas “Markës”, klubet mendojnë se me ligjin e ri do të ketë hapësirë për krijimin e garave të reja si Superliga Europiane që duan Reali e Barça.

Sfidanti.al