Pse humbi Barça? Kështu është kur bën një faull në 45’ dhe këtë e bën … Levandovski!

Në mesfushë ishin emra mjaft të mirë si Buskets, De Jong apo Pedri, po ashtu në mbrojtje u kthyen Erik Garsia dhe Kunde, si dhe ishte Balde. Në sulm, Levandovski, Dembele e Rafinja. Me emra, Barcelona nuk ishte aspak keq në “Bernabeu”, por kur erdhi puna për të luftuar, fama nuk e justifikoi veten. E përditshmja katalanase, “Sport” shkruan se “ka një statistikë që tregon nivelin e ulët të tensionit në mbrojtje të ekipit tonë”. Kjo statistikë ishte që në 45’ e para, Barça shkaktoi vetëm një goditje dënimi, dhe këtë e bëri Robert Levandovski në sulm ndaj Militaos!

Sfidanti.al