Superliga dhe Premier Liga duket sikur janë universe të largët futbolli, por paska edhe ngjarje që mund t’i ofrojnë ato. Kur ishte derbi Partizani- Tirana, trajneri i Tiranës, Orges Shehi , në një moment që nuk ishte i çfarëdoshëm, vendosi të largonte nga fusha sulmuesin Xhixha, por për fat, dikush i fryu në vesh, dhe, më pas, ndodhi mrekullia. Pamë një nga golat “më të gjatë” të kampionatit, kur Xhixha mori topin, e la pas gjithë Partizanin, dhe ndaloi vetëm në rrjetë…
Mbrëmë, ndeshja e madhe e Anglisë, Liverpul- Mançester Siti në “Anfield”, një atmosferë elektrizuese, që nuk ndodh tjetërkund në botë. Ajo që ndodhi në pjesën e dytë, ishte edhe më mrekulluese se sa ngjarja me trajnerin tonë të Tiranës. Trajneri Klop , në një moment të pjesës së dytë, vendosi të bënte 3 ndërrime menjëherë dhe midis tyre edhe ..”zoti” Salah. Ky i fundit, erdhi tek bordi i fushës, atam atje ku ishte trajnerti Klop, i tha diçka në vesh trajnerit gjerman, dhe ai ndërroi mëndje! Pas pak Salah, mori topin sipas stilit të tij të pakopjueshëm dhe shënoi me të majtën e tij golin më me peshë që kur Liverpuli është future në krizë! Një gol për të mundur “halandët” e Guardiolës..
Liverpuli e ruajti me heroizëm këtë gol të çmuar deri në fund të lojës, por pyetja e madhe ishte: çfarë i tha në vesh Salah trajnerit të tij Klop që ia prishi mëndjen? Pa pritur “analizat angleze”, tek ne goli u shqipërua në këtë mënyrë: “ Mister, më prit dhe pak sa të bëj golin dhe pastaj më nxirr!”. Dhe dy burrat më të spikatur të Liverpulit e mbajtën fjalën: Salah shënoi golin, kurse Klop e nxorri nga fusha pak minuta pas golit…..
Sfidanti.al