Partizani si Interi, Tirana fiton derbin edhe me 10 futbollistë!

Tifozët zikaltër po luten që klubi i tyre të marrë vendim për të shkarkuar trajnerin Simone Inzagi, e me gjasë edhe publiku i kuq në kryeqytetin shqiptar po nis të mendojë të njëjtën gjë. Edhe pse situata nuk është e njëjtë, sepse Partizani kryeson renditjen në Abisnet Superligë, ndërsa Interi është “i gremisur” në Serinë A, mënyra sesi dy ekipet humbën ndeshjet e fundit ngjan shumë. Të kuqtë nuk është se nuk luajtën ndaj Tiranës në “Arenën Air Albania”, por jo vetëm që dolën “huq”, por edhe humbën derbin duke pasur epërsi numerike. Lulaj doli me të kuqe për Tiranën që në 37’ kur rezultati ishte 0-0.

Në këtë rast, populli thotë “pulë pa kokë”, dhe Partizanit nuk i bënë punë përpjekjet e Skukës, Da Silvës, Bitrit dhe të të tjerëve. Tirana u duk më e qetë, më skuadër, më e ambientuar me presionin e derbit, dhe ishte gjithnjë në kontroll të rezultatit, madje duke shpërdoruar penallti me Redon Xhixhën në 25’, pritur nga Rexhepi. Vetë Xhixha shënoi të dy golat e sfidës, në 45’ dhe 69’, ndërsa kundërshtari nuk mundi të tregonte veten edhe pse luajti me një lojtar më shumë në fushën e lojës. Në stadium, siç informon “Panorama Sporti”, ishin 13 500 spektatorë, një shifër jo e vogël, ndonëse poshtë kapacitetit prej rreth 2 000 vendesh që ka impianti. Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 11 pikëve, vetëm 1 pikë prapa Partizanit që vazhdon të kryesojë renditjen, ndërsa bie në sy se kampionët kanë golaverazh mjaft më të mirë, 10-3 ndaj vetëm 6-5 të të kuqve.

Sfidanti.al