Kontratat po bëhen edhe më të rëndësishme sesa njerëzit, dhe vendimi i fundit i Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) e tregon këtë më së miri. Dy masa u morën për ndeshjen Kukësi-Partizani, ku futbollisti i kryeqytetasve, Tedi Cara, mori goditje me shishe qelqi në fytyrë duke u gjakosur keqas. Në të njëjtën ndeshje, Partizani pati refuzimin e radhës për të vënë në fanelë logon e Superligës, pra “Abisnet”, sipas kontratës që FSHF-ja ka me kompaninë në fjalë. Gjoba e disiplinës për gjakosjen e Carës është 100 000 lekë (të reja), ndërsa gjoba për Partizanin është 50 000! Kukësi u dënua edhe me 4 ndeshje pa spektatorë, por po komentojmë anën financiare, jo atë sportive, dhe kjo tregon se gjaku i Carës vlen vetëm 2 herë më shumë sesa një logo e pavendosur.
Sfidanti.al