Olivie Zhiru thyen rekordin e “pleqve” në kombëtaren e Francës!

Kur thua Franca, mendja të shkon tek të tillë si Kilian Mbape, Pol Pogba apo Usman Dembele (ndonëse ky i fundit nuk ka qenë i rregullt në kombëtare). Po ashtu, kujtohet edhe Antuan Grizman që deri pak kohë më parë shkëlqeu aq shumë sa u bë objekti i luftës mes Barcelonës dhe Atletikos. Gjithsesi, tashmë gjërat janë ndryshe sepse “kryet e vendit” po e zë Olivie Zhiru. Sulmuesi 35-vjeçar, që është i rëndësishëm për Milanin, shënoi në fitoren 2-0 që Franca arriti ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve. Ai u bë më i vjetri shënues për Francën në moshën 35 vjeç e 357 ditë. Veterani ka 49 gola në 113 ndeshje me ekipin përfaqësues duke qenë vetëm dy gola pas rekordmenit për të gjitha kohët tek “gjelat”, legjendës Tieri Henri, që ka shënuar 51 herë. Jo vetëm kaq, por Zhiru ka mesatare më të mirë gol për ndeshje sesa ish-ylli i Arsenalit.

Sfidanti.al