Prag Partizani-Tirana, mijëra tifozë në “Arenë”, por a do prishet tersi i të kuqve?!

E presin si ujët e paktë, ndonëse e shohin 4 herë në vit. Partizani-Tirana është vitrina kryesore e kampionatit shqiptar të futbollit, ndaj edhe tifozët e të dyja skuadrave janë vërsulur në pikat e shitjeve të biletave. Për një kartë hyrëse duhet paguar nga 500 lekë prapa portave, për të vazhduar me 1 000, 3 000, 4 000 e 5 000 në zonën VIP të “Arenës Air Albania”. Të kuqtë janë pritës e do të kenë shumicën e publikut në krah, por stadiumi i ri kombëtar nuk u ka sjellë aspak fat në derbi. Aty dominon Tirana, që thjesht mund të ketë toleruar ndonjë barazim. Dy derbit e fundit të fituar nga Partizani kanë qenë 2-1 në “Selman Stërmasi” në mars 2021, ndërsa në janar po të atij viti 1-0 në “Elbasan Arenë”. Trajneri Orges Shehi gjithsesi nuk i beson shumë statistikave.

Të kuqtë shqetësohen nga problemet fizike të lojtarëve. Buxhelaj vështirë se mund të luajë në mbrojtje, me Atanasovskin që pritet titullar, ndërsa në fazën ofensive ka dilema për Hotin e Da Silvën që nuk janë në formën e  duhur edhe pse i kanë lënë pas dëmtimet. Të paktën, ka siguri për shumë lojtarë në mbrojtje dhe në mesfushë, si dhe për dyshen e sulmit Cara-Skuka. Tek Tirana problem është vetëm dëmtimi i Najdovskit. Trajneri Shehi mendon të ulë Limajn në stol, ndërsa Lulaj pritet në formacion në mbrojtje. Sipas parashikimeve të dyja ekipet kanë shanse të barabarta për fitore, ndërsa derbi do të drejtohet nga arbitri i FIFA-s, Juxhin Xhaja.

Sfidanti.al