“Granit Xhaka i bëri sërish për vete sërish tifozët!”

Një përballje e tillë është një vitrinë e madhe. Arsenal-Totenhem është një derbi i shquar i Londrës, dhe për më tepër një derbi i Premier Ligës, ndaj edhe kur shkëlqen aty, je protagonist në skenën e madhe. Këtë bëri Granit Xhaka, që kurorëzoi paraqitjen e tij të mrekullueshme me golin që vulosi rezultatin 3-1. Ish-kapiteni i “topçinjve”, që vazhdon të jetë kapiteni i Zvicrës, u vlerësua si një nga lojtarët më të mirë në fushë. Tifozët e Arsenalit janë tashmë të lumtur për të. “Granit Xhaka ishte nga më të mirët, – thotë njëri prej tyre, – paraqitja e tij ishte i pabesueshëm. Stadiumi thirri emrin e tij. Granit Xhaka i bëri sërish për vete sërish tifozët”. Sa larg duken tani momentet e krizës së thellë të dy viteve më parë kur humbi shiritin e kapitenit pas përplasjes me tifozët e ekipit të tij. Ky sezon, ndërkaq, duket i shkëlqyer për shqiptarin e Zvicrës që ka shënuar dy gola në 8 ndeshje, por po ashtu edhe për Arsenalin që mban vendin e parë në renditje me 21 pikë, duke lënë pas kampionët e Mançester Sitit, Totenhemin, Mançester Junajtidin, Çelsin apo Liverpulin.

Sfidanti.al