Mesi realizon dhe tabelat e reklamave shkruajnë “GOAT”!

Nuk është shënuesi më i mirë i kampionatit, dhe nuk mundet që të jetë në moshën 35-vjeçare dhe me Mbapenë e Nejmarin shumë më të rinj në ekip. Gjithsesi, është më i miri. Lionel Mesi arriti në 5 gola në ligën franceze në 9 ndeshje, ndërsa ka edhe 7 asistë. Mbape e Nejmar kanë nga 8 rrjeta, por në organizimin e lojës nuk ka si argjentinasi. Në momentin që shënoi me goditje dënimi ndaj Nisës, në tabelat e reklamave në stadium menjëherë u shkruajtën shkronjat “GOAT”, që do të thotë në anglisht inicialet e fjalisë “Më i madhi i të gjitha kohëve”. Mesi ka dalë 6 herë lojtari më i mirë i ndeshjes këtë sezon në Ligën e Parë të Francës, duke qenë futbollisti që e ka bërë më shumë në të 5 ligat kryesore europiane, e duke lënë pas Levandovskin me 5 dhe Leaon me 3. Argjentinasi ka 690 gola me ekipet e klubeve, 780 gola gjithsej në karrierë. Kristiano Ronaldo është vetëm 37 rrjeta larg.

Sfidanti.al