Mund të kenë arritur suksese të mëdha në karrierë, mund të kenë marrë tituj me Realin, Liverpulin, Interin, Milanin apo ekipet kombëtare, por tashmë duhet ta përsërisin këtë gjë tek Paris SG. Ky është paralajmërimi i trajnerit Maurisio Poçetino për lojtarët e rinj të ardhur në kryeqytetin e Francës, si Ramos, Donaruma, Vajnaldum apo Hakimi.
