Një burrë mund të marrë deri 7 gra, por PSG ka 9 portierë!

Nuk dihet se çfarë kanë pasur ndër mend te klubi francez, nëse i ka shpëtuar nga duart situata, apo nuk e kanë vrarë mendjen. Mbërritja e Xhanluixhi Donarumës tek Paris SG ka bërë që trajneri Maurisio Poçetino të ketë në urdhërat e tij plot 9 portierë. Njëri është italiani 22-vjeçar, tjetri është numri 1 i sezonit të kaluar, Kejlor Navas, pastaj vijnë rezerva e Navasit, Sergio Riko, që tani zbret në vendin e tretë në hierarki. Alfonso Areola ka qenë në klub që në ekipet e të rinjve dhe ai luftoi për një vend me Bufonin, kur italiani mbërriti në Francë. Denis Franshi është 18 vjeç, gjithashtu nga ekipet zinxhir të klubit, ndërsa gjigandët francezë kanë “vjedhur” të talentuarin 18-vjeçar Lykas Lavale. Ka edhe dy 21-vjeçarë si Marsin Bulka dhe Garison Inosent nga Haiti. Së fundmi, kthehet pas 10 vjetësh 30-vjeçari Aleksandër Letelie.

Sfidanti.al