Ronaldo dhe Bentli i tij bëhen gati për të shkuar tek Paris SG

“Orë për të marrë vendime” ishte mesazhi i koduar i superyllit portugez, që tërhoqi vëmendje maksimale. Pra, cila do të jetë e ardhmja e Kristiano Ronaldos, ndërsa e kishte deklaruar që më parë se do ta vendoste pas Europianit. Portugalia u eleminua shpejt, që në raundin e dytë me Belgjikën, dhe CR7 i pati të gjitha mundësitë për të pushuar, dhe tani është gati për vendimin. Dakord, Kristiano do të bashkohet me Juventusin në 26 korrik, ashtu siç premtoi, por dihet se trajneri Maks Alegri po përgatit dy formacione, njërin me portugezin, dhe tjetrin pa të. Duke gjykuar se Kilian Mbape i ka ditët të numëruara tek Paris SG, sepse Reali është hedhur në sulm, Ronaldo do të ishte zëvendësuesi më i mirë i mundshëm i tij, qoftë edhe për një periudhë afatshkurtër. Imagjinoni një ekip me Donarumën, Ramosin, Kimpemben, ndoshta Varanin, Verratin, Vajnaldumin, Nejmarin e Ronaldon. CR7, bashkë me Bentlin e tij (në foto) duket se po bëhen gati për rrugën e Parisit.

Sfidanti.al