Ajo që ndodhi në Silverston mund të ketë ndikim në gjithë sezonin. Kjo, edhe sepse Hamilton ka shanse për titull, me 8 pikë më pak sesa Verstapen, por edhe sepse mes dy pilotëve për momentin ka shpërthyer një armiqësi, ashtu si edhe mes dy skuadrave dhe shefave Toto Volfs e Kristian Horner. “Si mundet që Hamilton të festonte kur unë isha në spital, – u shpreh holandezi, – kjo nuk është e ndershme, nuk është sportive”. Shefi i Red Bullit, Horner, deklaroi se “shpresoj që Hamilton të ndihet mirë me veten, një pilot i kalibrit të tij nuk duhej ta kishte bërë atë veprim”. Vetë Hamilton deklaroi se incidenti ishte normal i një gare dhe se faj të madh pati edhe Verstapen.
Sfidanti.al