Ibrahimoviçi nga Kosova stërvitet me Bajernin e trajnerit Nagelsman

Është tepër i ri dhe mund të jetë sensacioni i radhës i Bundesligës pas Jusufa Mukokos së Dortmundit. Një lojtar me origjinë shqiptare nga Kosova, me një mbiemër të famshëm, është bashkuar me ekipin e parë të Bajernit të Mynihut të drejtuar nga trajneri Julian Nagelsman. Ai quhet Arijon Ibrahimoviç, është me origjinë nga Kosova, por i lindur në Nyremberg të Gjermanisë dhe vetëm 15 vjeç. Ai është 15 vjeç (lindur në 11 dhjetor 2005), luan për Gjermaninë U16 dhe për Bajernin U17, por ka zgjuar interesimin e Nagelsmanit.

Edhe pse në fillimet e adoleshencës, Arijoni është 1.78 metra shtatlartë, ndërsa cilësohet një lojtar me talent të shumëanshëm, një numër 10 i vërtetë. Tepër i formuar fizikisht për moshën, por edhe me cilësi teknike të larta. Nuk pritet që Ibrahimoviçi shqiptar (mbiemri normal padyshim që ka qenë Ibrahimi) të luajë që tani tek Bajerni i të rriturve.

Sfidanti.al