Nëse për 19-vjeçarin shqiptar u bë gati shpejt e shpejt kontrata e re, dhe ai hipi sërish “në bord” në “Stemford Brixh”, nuk mund të thuhet kështu për sulmuesin e Gjermanisë. Çelsi po interesohet nëpër Europë për të mësuar se kush e dëshiron Timo Vernerin, ndërsa ka kaluar vetëm 1 vit që kur e mori nga Lajpcigu për rreth 60 milionë euro. Ekziston një ide që Verneri mund të përdoret si shkëmbim me Dortmundin për të arritur tek Erling Halandi, kartoni i të cilit është tepër i shtrenjtë, rreth 175 milionë euro. Blutë e Londrës, larguan edhe sulmuesin 34-vjeçar francez, Olivie Zhiru, për tek Milani, dhe duan një sulmues të klasit të lartë si Haland, Kejn apo Levandovski, të mbështetur nga më të rinj si Armando Broja, që firmosi me Blutë e Londrës deri në 2026.
Sfidanti.al