Barça i jep duart 3 mbrojtësve këtë javë për të mbajtur Mesin!

Klement Lengle, Serzhinjo Dest dhe Samuel Ymtiti besohet se këto ditë do të bëjnë dorëzimet në “Kamp Nou”, ndërsa klubi katalanas shton “xhirot” për të bërë të mundur mbajtjen e Lionel Mesit. Lajmet nga Spanja janë që tre mbrojtësit do të gjejnë të interesuar këtë javë, dhe flitet për Arsenalin e Totenhemin. Situata është e tillë që Barcelona nuk mundet të regjistrojë Mesin për shkak të gjendjes së vështirë financiare, duke qenë përtej kufijve të rrogave të përcaktuara nga La Liga. Pritet edhe largimi i lojtarëve të tjerë si Grizman, Dembele dhe Kutinjo, si dhe ulja e rrogave për pjesën e lojtarëve që mbeten.

Sfidanti.al