Haland, Kejn, Levandovski? Në cilën “shitore” do të shkojë Çelsi për sulmues?

Lajmet e fundit nga Anglia janë që Blutë e Londrës po bëhen gati për një tjetër dalje në treg. Pazari këtë herë mund të jetë në Gjermani, për një sulmues më të madh në moshë, me karton më të lirë, por kuptohet me emër shumë të madh. Nëse Erling Haland dhe Harri Kejn janë tepër të shtrenjë, por sidomos tepër të vështirë për t’ia shkëputur Dortmundit e Totenhemit, pse të mos provohet fati me Robert Levandovskin. Sulmuesi legjendar i Polonisë dhe i Bajernit mund të jetë i arritshëm këtë verë, pasi vetë ai dhe e shoqja kanë deklaruar se janë të gatshëm për të provuar një aventurë të re, dhe shefja e operacioneve tek Çelsi, Marina Granovskaja, po nuhat atë që është më e mira për t’u bërë. Kartoni i Levandovskit mund të kushtojë rreth 60 milionë euro, ndonëse së pari duhet parë nëse Bajerni dhe trajneri Nagelsman do të jenë dakord që ta humbasin.

Sfidanti.al