Poçetino: PSG i meriton yjet, por ata duhet të fitojnë trofe këtu

Mund të kenë arritur suksese të mëdha në karrierë, mund të kenë marrë tituj me Realin, Liverpulin, Interin, Milanin apo ekipet kombëtare, por tashmë duhet ta përsërisin këtë gjë tek Paris SG. Ky është paralajmërimi i trajnerit Maurisio Poçetino për lojtarët e rinj të ardhur në kryeqytetin e Francës, si Ramos, Donaruma, Vajnaldum apo Hakimi. “Paris SG i meriton yjet, ky ekip duhet të ketë lojtarë të tillë, – thotë trajneri argjentinas, – ne duam vetëm që ata të vlerësojnë fanelën, të kenë personalitet dhe mentalitet fitues. Ata kanë fituar shumë trofe në karrierë, por tashmë duhet ta bëjnë këtë gjë këtu tek ne”. PSG shpreson të fitojë Championsin, diçka që e ka pasur shumë pranë dy edicionet e fundit, ndërsa nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Kilian Mbapesë.

Sfidanti.al