Deri në fund të vitit të kaluar ekzistonte frika se ai do të vendoste për të “emigruar”. Me gjasë, Janis Antetokumbo nuk ishte i kënaqur në një vend të vogël basketbolli si Miluoki, një qytet me rreth 600 000 banorë, dhe mund të zgjidhte qendrat e mëdha urbane për të fituar titullin në NBA, si Los Anxhelosin, Nju Jorkun, Majemin apo Bostonin. Gjithsesi, kjo frikë i davarit kur në dhjetor 2020, Janisi nënshkroi një kontratë të re me Miluoki Baksat, 5-vjeçare me vlerë 220 milionë USD, që do të thotë 44 milionë USD në sezon. Pas kësaj erdhi edicioni që solli titullin.
“Kjo është ana ime e fortë (e karakterit), – tha Antetokumbo pas fitores me Feniksin, – unë doja ta fitoja titullin këtu, në këtë qytet dhe me këta djem. Është e lehtë të shkosh diku e të fitosh kampionatin me dikë tjetër. Unë mund ta bëja, të shkoja në një superskuadër, të bëja pjesën time dhe të fitoja titullin, por kjo është mënyra e vështië për t’ia dalë”.
Sfidanti.al