Mbape-Haland-Levandovski! Mos po tallen tek Reali i Madridit?!

Gazeta “AS” nuk u duk se po bënte shaka, ndërsa postoi artikullin kryesor në faqen e saj në internet. Me foton e Levandovskit dhe Halandit, e përditshmja spanjolle thekson se rrethanat favorizojnë pikërisht Realin në ndjekjen e dy yjeve të sulmit të Bundesligës. Jo vetëm kaq, por shton se kjo gjë pritet të ndodhë në 2022, ndërsa në Madrid do të jetë edhe Kilian Mbape. Kontrata e Levandovskit me Bajernin përfundon në 2023 dhe vlera aktuale e kartonit arrin në 60 milionë. Vitin e ardhshëm, mund të jetë më e ulët, ndoshta 40 milionë, por në varësi të nivelit të polakut. Halandi vitin që vjen e ka klauzolën jo më shumë se 70-75 milionë euro, ndërsa Mbapeja mbetet më i shtrenjti dhe Reali shpreson ta marrë këtë vit, edhe pse operacioni mund të arrijë në 150-180 milionë euro.

Sfidanti.al