Është bërë shumë e çuditshme kjo verë në transferimet e futbollit. Në Spanjë, mediat shkruajnë se tek Reali po mendojnë edhe për Kilian Mbapenë, por edhe për Robert Levandovskin, ndonëse padyshim përparësi ka francezi. Gjithsesi, duket se presidenti madrilen, Florentino Perez nuk dëshin konflikt me Paris SG për 22-vjeçarin, i cili ka edhe një vit kontratë dhe që ka kërkuar të largohet. Do të duhet të paguhen 150 milionë euro, por Perez as nuk dëshirontë shpenzojë kaq, dhe as nuk dëshiron të prishet me Al Helaifin. Ndoshta sezonin tjetër mund t’ia dalë me vetëm 20-30 milionë euro shpenzim.
E njëjta situatë edhe për Levandovskin, pasi sulmuesi polak dëshiron të largohet nga Bajerni. Dëshira e tij gjithnjë ka qenë Reali, ndërsa ai ka kontratë në Mynih deri në 2023. Edhe në këtë rast, Perez nuk dëshiron luftë me Bajernin, pra nuk ka dëshirë të prishë raportet me klube kaq të rëndësishëm, ndonëse duke menduar që ata të bëhen në të ardhmen pjesë e Superligës Europiane.
Sfidanti.al