Nurmagomedovi, Mejuedhëri dhe gruaja e Porjesë, të gjithë kundër Mekgregorit!

Ka qenë “gjeneratori” i parave në peshat e lehta të UFC-së, por sot vlera e tij ka rënë përtokë. Konor Mekgregor duket se po paguan për ato që ka bërë në të kaluarën, që nga sherret banale duke sulmuar një autobus me kazan plehrash, në ofendimet fetare dhe kombëtare ndaj kundërshtarëve, deri te kërcënimi me jetë, apo ngacmimi për gruan e tjetrit. Kjo ka qenë mënyra e irlandezit për të fituar vëmendje, dhe ka arritur ndjekje të madhe në rrjetet sociale, por gjithashtu ka fituar një imazh aspak të lakmueshëm.

Habib Nurmagomedov, kampioni i padiskutueshëm i UFC-së që u tërhoq nga sporti pas 29 fitoreve radhazi dhe asnjë humbjeje, ishte njëri prej tyre që reagoi kur Mekgregori u mund nga Porje. “E mira gjithnjë e mund të keqen, – shkroi ish-luftëtari dagestanas në Instagram, – shumë i lumtur për Dastin Porjenë. Uroj që ta fitosh brezin e kampionit deri në fund të vitit”. Vetë Nurmagomedov arriti një fitore të madhe ndaj Mekgregorit duke e detyruar irlandezin që të dorëzohej, por ky i fundit sërish nuk hoqi dorë nga të vetat.

Edhe pas humbjes me Porjenë, ndërsa ishte në tokë me këmbë të thyer, ai e ngacmoi për gruan duke thënë se “e kam në kutinë e profilit tim, profiling e saj në rrjetet sociale”, ndërsa nënkupton se Xholia (Jolie) u përpoq t’i shkruante një koment. Vetë gruaja i nxorri gishtin e mesit Mekgregorit kur ai doli me barrelë, ndërsa ish-kampioni absolut i boksit profesionist, Flojd Mejuedhër, tregoi një skedinë me të cilën kishte fituar 35 000 USD për fitoren e Porjesë.

Sfidanti.al