Çmimin e fiksuar të kartonit të tij e kanë 175 milionë euro për momentin. Gjithsesi, tek Borusia e Dortmundit duket se nuk kanë dëshirë për të humbur Erling Halandin për sezonin që vjen, dhe drejtori sportiv, Mikael Cork, është i prerë kur thotë se “nuk ka ndryshuar gjë, planet tona janë me Halandin për edicionin e ri”. Një “dush” i ftohtë për Çelsin, ndërsa trajneri Tomas Tuhel i ka kërkuar klubit që t’ia sigurojë sulmuesin 21-vjeçar norvegjez. Pronari Abramoviç ka folur me shefen Marina Granovskaja, por duket e vështirë. Verën e ardhshme, Halandi mund të largohet për rreth 70 milionë euro, dhe duket se Dortmundi pranon më mirë të humbasë 100 milionë euro sesa vetë sulmuesin.
Sfidanti.al