Mançini: E nisëm keq, por dominuam, shpresoj që njerëzit të festojnë!

Atë që nuk e fitoi dot si lojtar, e bëri si trajner dhe është më në fund një njeri i lumtur. Roberto Mançini “qëlloi” siç duhet në ndeshjen finale të Euro 2020, duke lënë pas “shëmtinë” e gjysmëfinales ndaj Spanjës, dhe vlerëson sidomos lojtarët e tij. “Pësuam gol shpejt dhe patëm vështirësi, – tha ai, – më pas e morëm veten dhe e dominuam ndeshjen. U treguam të zotët që e kaluam momentin. Një fitore e rëndësishme për tifozët. Jemi të lumtur shpresoj që të festojnë. Lojtarët tanë ishin të mrekullueshëm”. Më tej, Manço shtoi se “ishte e pamundur edhe për ta menduar, por kam lojtarë të shkëlqyer dhe nuk di sesi t’i falenderoj”.

Sfidanti.al